Përkthimi i autorëve shqiptarë/ Qendra Kombëtare e Librit ka hapur një fond për përkthimet nga shqipja në gjuhë të huaj

15/07/2020 19:56

Përkthimi i librit shqip në gjuhë të tjera është një nga problemet kryesore me të cilët përballen autorët shqiptarë.

Me ndarjen nga jeta të shqipëruesve të njohur si Robert Elsie apo Johacim Lanksh, mungojnë dhe përkthyesit e dashuruar pas shqipes. Për të kontribuar në këtë drejtim, Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit ka hapur një fond financimi për përkthimet nga shqipja në gjuhë të tjera.

Por pavarësisht krizës së përkthyesve, shqipja prej kohësh është pjesë e gjuhëve të mëdha me librat e Kadaresë.

Shqipja prej gjysmë shekulli ka qenë në hartën e gjuhëve të mëdha Të botës me veprat e Kadaresë. Së fundmi u përkthye në anglisht “Kukulla”. Një tjetëR autor i letërsisë bashkëkohore që ka ngjallur interesin e kritikës në botë është Ben Blushi. Romani i tij “Otello, Arapi i Vlorës” është përkthyer ne italisht. Së shpejti do të përkthehet në greqisht dhe disa gjuhë të tjera. Por autorë të tjerë të përkthyer janë edhe Besnik Mustafaj, Mira Meksi etj.

Përtej këtij fondi, qendra është duke hartuar strategji që do ti hapnin dyert përkthyesve të së ardhmes e do ta bënin librin shqip pjesë e tregjeve të mëdha të librit.

Top Channel