Afrikë, numri i rasteve me COVID-19 arrin në afro 600 mijë

13/07/2020 15:32

Në kontinentin e Afrikës është rritur në 598.236 numri i rasteve me koronavirus.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë, në gjithë kontinentin janë shënuar 16.596 raste të reja me COVID-19, duke e rritur në 598.236 numrin e rasteve, ndërsa me 256 vdekjet e reja, numri i viktimave arrin në 13.285.

Numri më i lartë i viktimave nga COVID-19 në kontinent është regjistruar në Afrikën e Jugut, me 4.079, ndërsa në Egjipt janë regjistruar 3.858, në Algjeri 1.011, Nigeri 740 dhe Sudan 650 vdekje.

Numri i të shëruarve në Afrikë është afro 300 mijë.

Vendet me numrin më të madh të rasteve në kontinent janë Afrika e Jugut me afër 276.242 raste, Egjipti me 82.070 dhe Nigeria me 32.558 raste.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA