Një drejtues autobusi në Francë ka vdekur mëngjesin e sotëm, disa ditë pasi u sulmua nga pesë pasagjerë që refuzonin të mbanin maskën e detyrueshme në transportin publik.
Sulmi mizor i të mërkurës në Bayonee, në jugperëndim të Francës, e la 59-vjecarin Philippe Monguillot me dëme në tru.
Tre nga pasagjerët sulmuan Monguillot pasi ai kërkoi të shihte biletat dhe insistonte që të mbulonin fytyrën me maskë, çka është e detyrueshme tashmë në transportin publik në Francë si rezultat i pandemisë së Covid-19. Ai lë pas gruan dhe tre vajza me moshë 18, 21 e 24 vjeç.
Vajza 18-vjeçare e Monguillot, Marie, tha se familja dhe doktorët kishin vendosur “ta linin të shkonte”. Ajo e përshkruante incidentin si një “makth në realitet”.
Gruaja e tij Veronique, u zotua më herët të hakmerrej për burrin e saj punëtor, që ishte pranë pensionit.
Dy të rinj në të 20-at janë akuzuar për vrasje, ndërsa dy të tjerë janë arrestuar për mosdhënie ndihme ndaj një personi në rrezik. Një i dyshuar i pestë është akuzuar për fshehje të një të kërkuari. Një ditë pas sulmit vrasës në një marshim në nder të Monguillot morën pjesë 6,000 protestues të veshur në të bardha.
Kryebashkiaku i Bayonee, Jean-René Etchegaray, denoncoi sulmin dhe i bëri homazh shërbyesit publik: “Ai na la imazhin e një njeriu bujar. Mendimet tona janë me gruan dhe fëmijët e tij”.
Top Channel