Mbi 50 vjet pasi Concorde u ngrit për herë të parë në qiell, një avion krejtësisht i ri supersonik po përgatitet të bëjë të njëjtën gjë.
Start up-i me bazë në Denver, Boom Supersonic njoftoi se do të nxjerrë XB-1, një prototip i parë i avionit të tij të ardhshëm komercial supersonik Overture, i cili mund te udhëtoje nga Londra ne Nju Jork për tre orë.
Fluturimet e provës nisin në 2021. Lëvizja do të ndihmojë t`i hapet rruga fluturimeve të para komerciale supersonike që prej kohës kur avioni legjendar Concorde u ngrit për herë të fundit nga pista në 2003.
“XB-1 është hapi i parë për të rikthyer udhëtimin supersonik në botë,”tha Blake Scholl, themeluesi dhe drejtori ekzekutiv i CEO i Boom Supersonic.
“ Fluturimet me dyfishin e shpejtësisë do të thonë se ne mund të udhëtojmë më shpejt dhe më larg, duke afruar më shumë njerëzit dhe kulturat”, shtoi ai.
Sipas Scholl, qëllimi i XB-1 është të demonstrojë dhe testojë “teknologjitë kryesore” për Overture, siç është ndërtimi i avancuar i fibrave të karbonit dhe aerodinamika me efikasitet të lartë kompjuterik.
Top Channel