Aktori i famshëm hollivudian, Tom Hanks e krahasoi koronavirusin me Luftën e Dytë Botërore.

Që kur u sëmur vetë nga Covid 19 së bashku me të shoqen në muajin mars, ai është angazhuar mjaft në përpjekjet për ndërgjegjësim kundër pandemisë.

“Për shumë prej nesh, ekziston një lloj mirëmbajtjeje e vazhdueshme fiziologjike për trurin dhe trupin të cilën jemi përpjekur të ndjekim. Tani jemi në këtë situatë dhe ajo që mund të bëjmë është të përpiqemi të përgatitemi për ditën tjetër”, tha ai.

Për mjaft njerëz, prekja e Hanksit nga Covid 19 ishte këmbana e parë e rëndësishme e alarmit, e cila ra që në fillesat e pandemisë.

Nëse infektoheshin të famshmit, mund të infektohej kushdo, kjo ishte ideja që u krijua. Tom tha se nuk kishte pasur ndërmend ta fshihte vërtetën. Si ai, ashtu dhe e shoqja patën simptoma mjaft të rënda dhe e morën veten me vështirësi. Gazetarët më pyesin përse vazhdoj t`I kthehem Luftës së Dytë Botërore, e unë përsëris pyetjen që bënin njerëzit atëherë: Do të vdesim? Do të jetojmë? Do çlirohemi nga kjo gjë apo jo? Sa do të zgjasë? Për mua, këto janë probleme njerëzore në çdo situatë, edhe sot në 2020-tën”, u shpreh ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA