Ribashkimi i gjashtë personazheve të “Friends” pritej me padurim për vite me radhë, ndërkohë që seriali më i famshëm i të gjitha kohërave nisi të ndiqej sëfundmi edhe nga të rinjtë falë transmetimit të tij në “Netflix”.

Disa muaj më parë Lisa Kudrow, Jennifer Aniston, Kourtney Cox, Metthew Perry, Matt LeBlanc dhe David Shwimmer ranë dakort dhe konfirmuan ribashkimin me anë të disa postimeve në rrjetet sociale.

Ata kanë shtuar kuriozitetin duke mos treguar shumë detaje se ç’do të ndodhë e çfarë duhet të presim.

Xhirimet e ribashkimit u anuluan për shkak të pandemisë, por tashmë aktorët janë gati ta rinisin aty ku e lanë.

Përfaqësues të “HBO Max” konfirmuan se do të kemi një seri të re të “Friends” nga fundi i verës.

Aktorët e famshëm janë shprehur nëpër intervista se do të ulen së bashku pas 25 vitesh për të kujtuar momentet më të bukura të “Friends”, por një vazhdim të serialit nuk do të ketë.

Gjithashtu mësohet se secili prej tyre do të paguhet plot 2.5 milionë dollarë vetëm për këtë ribashkim të cilin e presim të gjithë me padurim.

FOTO GALERI
2/9

Top Channel