Vendos sërish Ramos, Reali fiton derbin e vogël të Madridit dhe shkon më pranë titullit

03/07/2020 00:21

Kur kanë mbetur edhe 5 javë nga fundi i kampionatit spanjoll, Reali i Madridit ka hedhur një tjetër hap drejt titullit kampion, pasi mposhti Getafen me rezultatin minimal 1-0 dhe u shkëput në krye me 4 pikë më tepër se Barcelona e vendit të dytë.

Në derbin e vogël të Madridit, Los Blancos vuajtën jo pak për të marrë fitoren, teksa në pjesën e parë humbën edhe mbrojtësin Raphael Varane, i cili la fushën i dëmtuar dhe u zëvendësua nga braziliani Militao.

Momenti vendimtar për fatin e takimit u regjistrua në minutën e 78′, kur pas një kundërsulmi mbrojtësi Carvajal u fut në zonë, por u ndal me faull dhe arbitri akordoi 11-metërsh për skuadrën e Zidane.

Nga pika e bardhë e penalltisë shkoi mbrojtësi dhe kapiteni Sergio Ramos, i cili gjuajti saktë dhe shënoi golin e vetëm të takimit, duke i dhënë Realit 3 pikë mjaft të vlefshme për titullin kampion.

Ky ishte goli i nëntë sezonal në kampionat, për kapitenin Sergio Ramos, i cili përveç sigurisë në repartin e mbrojtjes, po shfaq aftësi edhe si goleador, duke u dhënë shumë pikë madrilenëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA