26/11 20:56
Në Open në Top Channel po diskutohet për Partinë Demokratike dhe hapjen që ajo ka nisur, ku në media është artikulua si një hapje e dytë.
Për të folur për këtë hapje dhe sfidat e PD-së është i ftuar nën-kryetari Edi Paloka përballë gazetarëve dhe analistëve.
Për gazetarin Carlo Bolino hapja e PD- është propagandë dhe ndryshon shumë nga hapja e parë.
“Në vitin 2005 ishte hapja e parë e Partisë Demokratike dhe pati një afrim me Shoqërinë Civile. Tani po rikthehen disa figura të vjetra. Kjo nuk ka lidhje me hapjen. Kjo hapje është ndryshe nga hapja e vitit 2005”- tha Bolino.
Top Channel