100 të vdekur e dhjetra të bllokuar nga shembja e minierës së xhevahirëve

02/07/2020 17:22

Të paktën 100 njerëz janë vrarë dhe të tjerë mbeten të humbur pas rrëshkitjeve të dheut një një minierë gurësh të çmuar në Mianmar.

Shembja ndodhi në rajonin verior Hpakant dhe u shkaktuan nga shirat e rëndë rreth ores 6.30 të mëngjesit, thanë zyrtarët.

Katastrofa ndodhi në kulmin e sezonit të reshjeve ‘monsoon’ që prekin rregullisht vendin.

Në një postim të zjarrfikësave në Mianmar thuhej se 113 trupa viktimash ishin rekuperuar deri tani nga balta.

“Gërmuesit e gurëve të nefritit u përfshinë nga një valë madhore balte që goditi pak pas shirave të fuqishëm”, thanë ata.

Pamjet nga vendngjarja tregonin një masë të tërë toke që lëvizte pranë hyrjes së galerisë së përmbytur. Mediat thonin se përpjekjet e mëtejshme për shpëtimin e viktimave janë ndaluar prej shirave të rënda.

Minatori vendas Maung Khaing, 38 vjeç, tha se kishte parë kodrën që dukej sikur shembej dhe kishte thërritur: “Vraponi!”

“Brenda një minute, të gjithë njerëzit në fundin e saj ishin zhdukur. Njehem bosh në zemrën time. Kishte njerëz në fund të pellgut që thërrisnin për ndihmë, por askush nuk mund t’i ndihmonte,” shtoi ai.

Mianmar është furnizuesi kryesor i mineralit të çmuar të ‘nefritit’ apo ‘jadeitit’ siç njihet guri jeshil por ka aksidente të shpeshta në minierat pa rregullacion.

Mbetjet nga procesi i kërkimit e gërmimit krijojnë pirgje të mëdha e të paqëndrueshme.

FOTO GALERI
6/10
Viktimat rekuperohen nga thellesia e baltes

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA