VLORË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në plazhin e Vlorës ku një 72-vjeçar është nxjerrë nga deti në gjendje të rëndë shëndetësore dhe më pas gjatë rrugës për në spital ka ndërruar jetë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:40 në bregdetin e Plazhit të Ri, Vlorë, pranë shkollës së Marinës ku F. H., 72 vjeç, banues në Tiranë ka gjetur edhe vdekjen.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 09:40, në bregdetin e Plazhit të Ri, Vlorë, pranë shkollës së Marinës është nxjerrë nga deti në gjendje të rëndë shtetasi F. H., 72 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka ndërruar jetë rrugës për në spitalin Rajonal. 72 vjeçari ka qenë duke bërë plazh shoqëruar nga bashkëshortja e tij.
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave.
Top Channel