Gazeta e njohur austriake, Der Standard, shkruan në një analizë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po tentonte një marrëveshje të ndyrë.

Gazetarja Adelheid Woelfl shkruan se normalisht tani pritet dorëheqja e Thaçit.

“Është interesante se në lidhje me akuzat kundër Thaçit, në Kosovë dhe në qarqet diplomatike janë përhapur ditët e fundit spekulime se presidenti është i gatshëm të hyjë në një ‘marrëveshje të ndyrë’ me të dërguarin e Trumpit, Richard Grenell, i cili punon për Serbinë dhe Kosovën, vetëm për të shmangur akuzat para gjykatës. Për shkak të historisë së luftës, Thaçi ka qenë i shantazhueshëm për shumë vite. Grenell, nga ana tjetër, është i prirur të arrijë një marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës- shumë për pakënaqësinë e BE, e cila është ngadalësuar- për të treguar se Trumpi është ‘dealmaker’ dhe për të fituar kështu postin e sekretarit të Shtetit në një mandat të dytë”.

“Thaçi ka bërë thirrje në mënyrë të përsëritur për ndryshim kufijsh përpara se të largohej për në Uashington. Të ashtuquajturat shkëmbime territoresh, për të cilat Thaçi dhe Vuçiç kanë rënë dakord pak vite më parë, ku bashkitë me popullsi serbe në veri të Kosovës, do i përkasin Serbisë, dhe bashkitë me popullsi shqiptare në Serbi, do i shkojnë Kosovës, bien në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe ligjin ndërkombëtar”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA