‘Qyteti sekret’ ushtarak nën akujt e Groenlandës, rishfaqet në imazhet satelitore (fotot)
27/11 16:48
Cristiano Ronaldo është një nga disa të zgjedhurit në botë që zotëron orën më të shtrenjtë të markës “Rolex” në histori.
Superylli i Juventusit u shfaq në “Dubai Globe Soccer Awards” përsëri në janar me orën Master Ice Rolex GMT në dorë.
Vlera e kësaj ore mendohet të jetë rreth 371,000 funte (afro 410 mijë euro) dhe është e ndërtuar nga ari i bardhë 18 karat.
Vetëm një numër i zgjedhur i klientëve zotëron orën, e cila përshkruhet si: “një shkrirje e përsosur e luksit ekstravagant dhe inovacionit teknologjik” nga Bob’s Watches.
Top Channel