Tiranë-Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën “Siri Kodra”, në kryeqytet, ku një makinë ka përplasur D. Z, 8 vjeç, i cili ndodhet në spital, fatmirësisht ashtë rrezikut për jetën.
Pas aksidentit mësohet se autori është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes dhe ende nuk është identifikuar.
Ndërkohë rreth orës 13:50, në rrugën “Bardhyl”, ka ndodhur një tjetër aksident, ku mjeti me drejtuese shtetasen M.M., ka aksidentuar motorin me drejtues A.K., 38 vjeç, dhe për pasojë është dëmtuar shtetasi A.K., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i policisë:
Më datë 22.06.2020, rreth orës 13:50, në rrugën “Bardhyl”, mjeti me drejtuese shtetasen M.M., ka aksidentuar motorrin me drejtues A.K., 38 vjeç, dhe për pasojë është dëmtuar shtetasi A.K., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Më datë 22.06.2020, rreth orës 14:03, në rrugën “Siri Kodra”, një mjet ende i paidentifikuar ka përplasur dhe është larguar nga vëndngjarja fëmijën e mitur me iniciale D. Z, 8 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Punohet për identifikimin dhe kapjen e mjetit.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Top Channel