Korporata Elektroenergjetike Shqiptare parashikon të zgjerojë flotën ekzistuese të stacioneve për monitorimin hidrometeorologjik në kaskadën e Drinit përmes investimeve në stacione të reja.
Zgjerimi i sistemit të monitorimit hidrometeorologjik, si një përgjigje dhe ndaj ndryshimeve klimatike, është i domosdoshëm për të monitoruar dhe vlerësuar kushtet hidrometeorologjike në funksion të rritjes së saktësisë në parashikimin afatshkurtër, afatmesëm dhe afatgjatë të fenomeneve hidrometeorologjike.
Do të shërbejë për të përmirësuar menaxhimin e plotave në kaskadën e lumit Drin, për të rritur sigurinë e digave, përmirësimin e operimit të kaskadës si dhe për minimizimin e përmbytjeve në zonën e poshtme të kaskadës së lumit Drin.
Stacionet e reja meterologjike do të vendosen:
• në basenin ujëmbledhës të liqenit të Fierzës,
• në zonën e Zogaj
• në zonën e Shishtavecit
• në zonën e Peshkopisë
• në zonën e Pogradecit (fshati Lin)
Top Channel