Lëvizja Vetëvendosje do të jetë jashtë procesit të dialogut me Serbinë për arritjen e marrëveshjes finale.
Partia opozitare dhe më e madhe në vend ka refuzuar kërkesën e Kryeministrit, Avdullah Hoti për bashkëpunim në këtë proces, nën arsyetimin se kjo Qeveri është ilegale dhe nuk ka të drejtë të negocioj.
Mullhaxha Kollcaku nuk ka përjashtuar mundësinë se me të filluar ky proces do të kundërshtohet me protesta.
Përgjigje për ftesën e Hotit, nuk ka partia tjetër opozitare, PDK.
“Nuk mund të komentojmē asgjë ndaj një ftese që nuk ekziston si realitet deri në këto momente. Ftesat nga studiot dhe deklarimet publike të zyrtarëve të ndryshëm nuk janë serioze dhe fatkeqësisht flasin për qasjen e mbrapshtë që po ndjek kjo qeveri për dialogun dhe seriozitetin që po tregon ndaj këtij procesi shumë të rëndësishëm. Për kryeministrin e qeverisë së status-quos duke se më i rëndësishëm është uniteti i akademikëve dhe mbështetja e tyre se sa e partive politike”.
Në anën tjetër, Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se Kosova duhet të shkoj drejt vendimmarrjes historike.
E shoqëria civile vlerëson se të gjitha palët e interesit duhet të bëhen pjesë e procesit.
Nëse partitë opozitare nuk pranojnë të kontribuojnë në dialog, Kryeministri Hoti ka thënë se është i detyruar të shkoj para edhe pa përfshirjen e tyre.
Top Channel