“Mua nuk më duket se ndihem i rrethuar më shumë sesa në fazën e parë. Në të gjithë këta muaj kam dëgjuar vazhdimisht: Conte po bie. Kjo është pjesë e lojës, unë kam mësuar të mos befasohem”, kështu tha kryeministri italian Giuseppe Conte në një intervistë me Corriere della Sera, në të cilën ai theksoi urgjencën për të vepruar shpejt.

“Ne nuk mund të vonojmë përballjen me sipërmarrësit, sindikatat, etj. Urgjenca nuk vjen nga çudia ime, por nga realiteti”.

“Duhet lëvizur menjëherë”, thotë Conte. “Dëgjoj të thuhet se kjo gjë duhet bërë me qetësi. Por çfarë qetësie? Do të marrim disa ditë për të përfshirë plotësisht forcat e mazhorancës, por ne do e bëjmë atë. Pra le ta quajmë një pakt, le ta quajmë konfrontim. Por ai nuk duhet të hiqet.”

Conte e përkufizon veten si një person “i cili nuk mund të punojë pa një strategji. Dhe në fazën pas virusit – shpjegon ai – unë tashmë kisha filluar ta përgatisja atë gjatë urgjencës së koronavirusit”.

Lidhur me tensionet në mazhorancë ai thotë, “e vërteta është se kur të arrini në substancën e gjërave, duke i ndarë ato nga polemikat, ti e kupton se kjo mazhorancë është e përbërë nga palë përgjegjëse, të cilët e kuptojnë mirë se cilat janë përparësitë e vendit”, thotë Kryeministri.

“Klima është më e mirë nga sa duket. Dhe disa shqetësime të Partisë Demokratike janë rikthyer gjithashtu,” vazhdon Conte. Ndërsa për Ministrin e Ekonomisë Gualtieri shprehet, “ai gjithmonë ka ndarë gjithçka me mua dhe me mua. Si Kryeministër unë nuk e anashkaloj askënd”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA