Një nga sfidat më të mëdha për ndalimin e përhapjes së COVID-19 janë bartësit asimptomatikë të sëmundjes, të cilët mund të përhapin virusin para se të kuptojnë se janë të infektuar.
Por në muajin prill, shkencëtarët nga Instituti Rockefeller të Univrsitetit të West Virginia (RNI) u përpoqën që të krijojnë një platformë me të cilën mund të hetohet sëmundja edhe nëse nuk ka simptoma të dukshme.
Platforma përbëhet nga një unazë për gishtat e quajtur Oura dhe modelave të parashikimit të inteligjencës artificiale AL. Kjo platformë digjitale mund të detektojë simptomat e COVID-19 deri në tri ditë më parë me afro 90% saktësi.
Ka të bëjë me neuroshkencë dhe përcjell biometrinë e stresit, ankthit, memories dhe biometrive psikologjike. Unaza Oura mbledh të dhëna fiziologjike, si temperaturat e trupit, ritmin e zemrës, ritmin e frymëmarrjes dhe ritmin e gjumit.
Më pas kombinohen të dhënat me modele nga Al. Platforma po testohet nga 600 profesionistë të shëndetësisë dhe Universiteti i West Virginia është duke bashkëpunuar me partnerë si Universiteti Thomas Jefferson dhe ai Vanderbilt për t’i arritur testet në 10.000 pjesëmarrës.
Top Channel