Gjykata e Tiranës ka shtyrë për në 10 qershor seancën gjyqësore ndaj ish-kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku.

Shkak i shtyrjes ishte mosparaqitja e avokatit mbrojtës të tre te bashkëpandehurave të Kajmakut, Merita Shytko, Irma Bylyku e Mirjeta Mema.

Ndaj Kajmakut janë ngritur tre akuza, ajo e falsifikimit të formularit të dekriminalizimit, pasi faktin që ai kishte qenë i dënuar në Greqi nuk e kishte raportuar.

Po ashtu ndaj tij rëndon edhe akuza e ushtrimit të funksioneve pas dhënies fund të tyre, pasi ditën e fundit kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ndërpreu mandatin, ai shkarkoi dy nënkryetarët e bashkisë.

Në të njëjtën ditë, në vend të tyre ai emëroi nënkryetar Gentian Picari. Akuza e tretë është ajo e falsifikimit të dokumenteve shtetërore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA