23/11 21:02
Këngëtari kanadez The Weeknd ka postuar disa fatura ku tregon për paratë e derdhura për 3 fondacione që mbrojnë të drejtat e njerëzve me ngjyrë në SHBA.
Abel ka dhuruar 200.000 dollarë për “Black Lives Matter Global Network”, 200.000 të tjera për “Colin Kaeperncik Know Your Worth” dhe 100.000 dollarë për “National Bail Out”.
Me anë të një mesazhi në rrjetet sociale, 30-vjeçari nxiti të gjithë personazhet e famshëm por edhe publikun përfshirë fansat e tij që të dhurojnë sa të munden për këtë çështje kaq aktuale që ka pushtuar amerikën.
Paratë e dhuruara janë dedhur direkt nga llogaria personale e The Weeknd duke u bërë shembull për të gjithë të tjerët.
Top Channel