Boksieri Floyd Mayweather ofron të paguajë për funeralin e George Floyd: Është gjëja e drejtë për të bërë

03/06/2020 18:58

Boksieri amerikan Floyd Mayweather raportohet se ka ofruar të paguajë për funeralin e George Floyd.

Vdekja e Floyd javën që shkoi në Minneapolis ka shkaktuar protesta në të gjithë Shtetet e Bashkuara dhe më gjerë.

Tashmë mediat amerikane raportojnë se Mayweather ka ofruar të paguajë kostot të funeralit dhe katër shërbimeve memoriale që do të mbahen në kujtim të Floyd në disa vendndodhje në SHBA, tre prej të cilave janë caktuar në Houston, Minnesota, Charlotte.

Një prej lajmeve thoshte se familja e Floyd ka pranuar propozimin e Mayweather, teksa përfaqësues të boksierit të famshëm thanë se “ai po në vetëm atë që ndjen si të drejtë në mendjen e tij.’

Afro-amerikani i paarmatosur George Floyd u vra javën e shkuar në Minneapolis kur oficeri i policisë Derek Chauvin e mbajti shtypur me gjurin prapa qafës për më shumë se tetë minuta.
Chauvin është arrestuar me akuzën vrasje e gradës së tretë dhe vrasje nga pakujdesia e gradës së dytë.

FOTO GALERI
2/4
Përfaqësues të boksierit të famshëm thanë se ‘ai po në vetëm atë që ndjen si të drejtë në mendjen e tij.'

Top Channel