Trump u bën thirrje guvernatorëve për qasje më të ashpër ndaj protestave

02/06/2020 04:23

Presidenti amerikan, Donald Trump i ka cilësuar guvernatorët e Shteteve të Bashkuara si “të dobët” dhe u ka bërë thirrje që të autorizojnë veprime më të ashpra për të ndalur protestat që janë duke u zgjeruar për të gjashtën natë me radhë, transmeton BBC.

Këto protesta janë nxitur si pasojë e vdekjes afrikano-amerikanit, George Floyd, në Minesota, pas presionit që ka bërë një zyrtar policor me gju në qafën e tij. Në një konferencë përmes telefonit, presidenti u ka thënë guvernatorëve: Ju duhet të dominoni, nëse nuk dominoni, po humbni kohën kot. Ata do të nisen para jush, dhe ju do të dukeni si budallenj. Duhet të dominoni.

“Duhet të arrestoni njerëzit, duhet të ndjekni njerëzit, duhet t’i burgosni për 10 vjet dhe nuk do të shihni më kurrë diçka të tillë”, është cituar të ketë thënë ai, sipas një audio-incizimi të siguruar nga rrjeti CBS News. Trump i ka cilësuar protestat, më të mëdhatë prej atyre të viteve 1960, si “luftë në një kuptim specifik”, ka raportuar e përditshmja, New York Times./REL

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA