Vrasja e George Floyd nga policia në Minneapolis ka shkaktuar protesta të shumta e të dhunshme në SHBA, por në të njëjtën kohë ajo ka tronditur mbarë botën.
Sporti nuk mund të rrijë indiferent ndaj kësaj historie dhe sportistë të shumtë kanë shprehur mesazhe në mbështetje të viktimës duke kërkuar drejtësi për të. Ishte ky rasti i Jadon Sancho apo Thuram që dhanë mesazhet e tyre në fundjave, sulmuesi i Dortmundit shfaqi një mbishkrim në fanelën e tij ku kërkonte drejtësi për George, ndërsa Thuram vendosi një gju në tokë ashtu sikurse Colin Kaepernick.
Të njëjtin veprim si Thuram, bëri edhe skuadra e Liverpoolit në seancën stërvitore të së hënës teksa e gjithë skuadra vendosi gjurin në tokë në rrethin e mesit të fushës, imazh që u shoqërua nga hashtagi #BlackLivesMatter.
mesazheve kundër racizmit iu bashkua edhe Romelu Lukaku me sulmuesin e Interit që zgjodhi të përdorë fjalët e rapperit Jay Z që është në krye të agjencisë së menaxhimit sportiv Roc Nation Sports ku bën pjesë edhe belgu: ‘Sot unë dhe i gjithë vendi i kërkoj prokurorit të përgjithshëm, Keith Ellison të bëjë gjënë e duhur dhe të procedojë përgjegjësit e vdekjes së George Floyd sic e kërkon ligji’.
Ndërsa Ashley Young postoi në Tëitter një foto ku përsëritet disa here mbishkrimi ‘Black Lives matter'( Jetët e njerëzve me ngjyrë kanë rëndësi) që është kthyer në sloganin që përfaqëson lëvizjen ndërkombëtare kundër racizmit.
Ndërsa ish boksieri Floyd Mayweather shkon edhe më tej teksa vendosi të marrë përsipër shpenzimet për funeralin e George Floyd në Houston si dhe për dy përkujtimore të tij. ‘Ndoshta Floyd do të zemërohet me mua se e bëra publik lajmin, por po, ai do të paguajë funeralin-tha për ESPN Leonard Ellerbe, Shefi Ezkekutiv i Mayweather Promotions.
Top Channel