Twitter për të parën herë, ka fshehur një postim të presidentit Donald Trump nga profili i tij, duke thënë se ai shkelte rregullat për lartësimin e dhunës.
Ai bëri të njëjtën gjë pak orë më pas, kur llogaria zyrtare e shtëpisë së bardhë postoi një kopje të fjalëve të presidentit. Në vend që të fshihen, të dyja postimet, mund të shikohen duke klikuar në një paralajmërim.
Në të thuhet se Twitter ka vendosur që do të ishte në interes të publikut që postimi të mbetej i aksesueshëm. Ky është zhvillimi më i fundit në një përplasjeje në përshkallëzim e sipër mes Tëitter dhe Shtëpisë së Bardhë.
Trump po komentonte protestat në qytetin amerikan të Minneapolisit, që ka parë natën e tretë radhazi të dhunës, pas vdekjes së një personi me ngjyrë në duart e policisë. Presidenti shkruante se ai do të dërgonte rojën kombëtare dhe paralajmëronte se kur grabitjet të fillojnë, të shtënat do të bëjnë të njëjtën gjë.
Ky postim i dytë u fsheh nga twitter pasi sipas tij, glorifikonte dhunën. Politika e twitterit për të shtuar një paralajmërim, pa qenë nevoja të fshijë postimet që bien ndesh me rregullat e tij, kur bëhet fjalë për figura të rëndësishme publike, u anoncua në mes të 2019. Por, rrjeti social nuk e kishte provuar asnjëherë atë mbi Trump dhe as nuk kishte fshirë ndonjë prej postimeve të tij ndonjëherë. Kjo, sipas shumëkujt është gjëja më e guximshme dhe më e rrezikshme që kemi parë ndonjëherë nga twitteri apo ndonjë gjigand i rrjeteve sociale.
I njëjti postim, mbetet i paprekur në Facebook, pa asnjë paralajmërim bashkëngjitur. Prej vitesh twitter i ka bërë rezistencë apeleve që të trajtojë edhe Trump si çdo përdorues tjetër dhe ta bëjë atë të ndjekë rregullat. Por vetëm të mërkurën, ai bëri hapin e parë të vogël, jo heqjen e një postimi por shtimin e një linku për kontrollimin e fakteve. Kjo bëri që presidenti të kërcënonte deri me mbyllje të rrjeteve sociale.
Urdhëri ekzekutiv që nënshkroi Trump së fundmi nuk ka ndërkohë efekte të menjëhershme në rrjetet sociale, por fillon një proces të gjatë që mund të rezultojë në ndryshime të strategjive.
Top Channel