FIER- Një person është arrestuar pasi i ka vënë zjarrin shtëpisë dhe ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

I arrestuari është A. S., 51 vjeç, banues në fshatin Rreth Libofshë, ai tashmë do të përballet me akuzat për veprat penale “Shkatërrim i pronës me zjarr” dhe “Dhunë në familje”.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin:

A.S., 51 vjeç, banues në fshatin Rreth Libofshë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në fshatin Rreth Libofshë, i ka vënë zjarrin banesës, duke shkaktuar dëmtimin total të saj dhe ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij shtetases Gj.S., 44 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Shkatërrim i pronës me zjarr” dhe “Dhunë në familje”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA