Tani do të shkojmë tek zona e Astirit në kompleksin e pallateve Fratari. Aty pretendohet se ekziston nje biznes arab në adresën Tirane Kashar Yzberisht, Bulevardi Kashar, Pallatet Fratari, Hyrja 1, Apartamenti 55.

Ahmad Haçem pretendon se në këtë adresë bën shitje me pakicë të bizhuterive on-line. Kjo na bëri kurioz dhe vendosëm ta verifikonim në terren. Takojmë administratorin e pallateve i cili na çon tek apartamenti.

Për verifikim hapëm edhe regjistrin e shitjeve dhe apartamenti rezulton i pashitur. Pra biznesi i bizhuterive të Zotit Ahmed Hacem deklaron një adresë të rreme. Duket se këtë adresë ai e ka marrë në ndonjë lajmërim gazete. “Është falsifikim sepse ti aty absolutisht nuk ke asnjë gjë. Sikur unë të të jap kartëvizitën dhe të them studio ligjore të dy kullat, ti mbase nuk gjen dot katin po do pyesësh. Por nëse studio ime nuk ekziston fare kjo është deklarim I rremë dhe të penalizon”, thotë Dalan Mustafaj

Duke parë ekstraktin e QKB ne gjetëm edhe cili është agjenti që e ka hapur këtë adresë fallco. Aty shënohet adresa e emailit Dubai Uork. Kjo adresë i përket agjencisë së punësimit dhe emigracionit me emrin ILEK ALBANIA me pronar shtetasin Elton Prifti.

Gjetëm edhe shumë adresa të tjera të bizneseve arabe të hapura nga ky agjent. Nëse shohim listën vihet re se të gjithë ato biznese kanë të njëjtin email. Pra 7 kompani, me 7 pronarë të ndryshëm, por çuditërisht që përdorin të njëjtin email.
Nga dhjetra e dhjetra biznese ne dolëm të verifikonim disa prej tyre. Këtë rradhë do shohim 3 kompani që janë në të njëjtën adresë.
TIRANE, Rruga Qemal Stafa, Pallati 17, Shkalla 1, Ap.2

Gazetari: Zonjë cila është adresa juaj?

Zonja e Shtëpisë: Rruga Qemal Stafa, Pallati 17, Shkalla 1, Ap.2.

Gazetari: Këtu ne kemi të dhëna se janë 3 biznese.

Zonja e shtëpisë: Jo këtu nuk ka biznese. Ne kemi 35 vjet në këtë pallat.

Të 3 këto biznese janë hapur në të njëtën adresë dhe supozohet të punonin me tregtinë e mallrave. Por, ato në terren nuk ekzistojnë dhe as nuk japin një adresë të dytë. Nëse shohim emailin e këtyre kompanive shohim që i përket një personi të vetëm. Maher Abas. Ai ka hapur 14 kompani në Tiranë. Si pronar rezultojnë emra të shtetasve të tjerë, por kudo del emaili i Maher Abas.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA