Top Story takon një djalë të ri nga Egjipti që kërkonte të bënte një denoncim. Ai punonte në Shqipëri si një teknik kondicionerësh.
“Unë quhem Bakrra Alam dhe jam nga Egjipti. Unë kam ardhur në Shqipëri për të punuar. Punoj me kondicionerë dhe do ta filloj punën kur virusi korona të ketë mbaruar”, thotw Abubakr Alam
Ne e pyesim nëse dëshiron të largohet drejtë Italisë ose vendeve të tjera të Europës. “Jo. Unë dua të punoj në Shqipëri. Unë kam dokumenta për në Shqipëri. Nuk dua të iki në Europë”, thotë Abubakr Alam
Më tej ai na tregon se njerëz të ndryshëm e marrin çdo ditë në telefon dhe i kërkojnë që të niset në mënyrë ilegale drejtë Italisë. Një person me emrin Ala ka hapur një profil në facebook për këtë qëllim. Ai kërkon shtetas arabë në Shqipëri.
“Ala ka një faqe në facebook që quhet Egjiptianët në Shqipëri. Ai më ka kontaktuar nga kjo faqe dhe më pyeti nëse dua të shkoj në Itali, ose nëse njerëz të tjerë duan të shkojnë në Itali. Me telefonoi në mesanger dje dhe më pyeti sepse pas 3 ditësh ka një grup që niset për Itali”, tregon Abobakr Allam.
Top Channel