Republika Çeke njoftoi se do të hap pikat e saj kufitare me Austrinë dhe Gjermaninë – por megjithatë kufizimet e vendosura si pasojë e mos përhapjes së pandemisë Covid-19 mbeten ende ne fuqi.
Do të lejohen të hyjnë vetëm qytetarët e Çekisë që ndodhen jashtë kufijëve, banorët e huaj, studentët e Bashkimit Evropian, si dhe biznemenët. Policia do të kryejë kontrolle të makinave dhe udhëtarët do të duhet të japin një certifikatë që vërteton se nuk kanë Covid-19 – ose në të kundërt do të përballen me dy javë karantinë.
Nga e mërkura, kufiri me Sllovakinë do të rihapet, por vizitorët nga secila anë e kufirit do të duhet të kthehen brenda 48 orëve.
Republika Çeke ishte një nga vendet e para evropiane që mbylli kufijtë e saj, më 12 mars.
Top Channel