Covid-19/ Rritet bilanci i viktimave në Brazil (Shifrat në 24 orë)
24/05/2020 10:48
Në shtetin e Amerikës Jugore, Brazil, si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19) kanë humbur jetën 965 persona gjatë 24 orëve të fundit.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, me 965 vdekjet e reja numri i viktimave në shtetin latino-amerikan ka arritur në 22.013 ndërsa me 16.508 raste të reja ka arritur në 347.398 numri i rasteve.
Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat më të fundit mbi pandeminë, thuhet se Brazili nga pikëpamja e numrit të rasteve dhe viktimave lidhur me virusin është vendi më i prekur në Amerikën Latine dhe vendi i 2-të në botë për nga numri i rasteve.
Top Channel