Hana Kimura, mundësja profesioniste Japanese që është shfaqur dhe në një seri të reality-show Terrace House në SHBA, ka vdekur dje në moshën 22 vjeçare.

Shoqëria e Kimuras, Stardom Wrestling, konfirmoi lajmin dhe u kërkoi fansave të tregohen të respektueshëm.

Pak para se të vdiste ylli i famshëm në rrjetet sociale kishte bërë disa postime shqetësuese ku sugjeronte se po i bëhej presion i vazhdueshëm psikologjik online.

Në postimin e fundit një ditë më parë në Instagram ajo shihej në një foto me macen e saj në të cilën komentonte “lamtumirë”.

Kimura, fituese e kampionatit Stardom’s 2019, ishte anëtare e reality-show amerikan Terrace House, para se të mbyllej prej koronavirusit. Edhe nëna e saj ishte një mundëse e njohur, Kyoko Kimura.

Kimura raportohet se ishte bërë objekt i qindra komendeve ofenduese online si nga fansat dhe kritikët. Policia nuk ka dhënë ende detaje të rrethanave të vdekjes së saj por ata kanë thënë se nuk po kërkojnë persona të tjerë pasi shumë besojnë se ajo ka vrarë veten.

FOTO GALERI
4/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA