Ashtu si me çështjet e politikës botërore dhe natyra ka rendin e saj të pushtetit, por në një dy luftim mes “shqiponjës tullace” karakteristike të SHBA, dhe rosës së egër që është simbol i Kanadasë, shumë pak do të kishin menduar se e dyta mund të fitonte.

Ja që nganjëherë më i pafavorizuari del në krye, siç ndodhi me një shqiponjë që u gjet e vdekur pranë një rose të egër në liqenin e Maine në SHBA.

Ekzaminimet treguan se ajo ishte vrarë nga goditja e sqepit të rosës që e kishte shpuar deri në zemër.

Zogjtë e rosave janë një nga pretë e preferuara të shqiponjave, të cilat janë nga predatorët më të suksesshëm.

‘Shqiponjat tullace’ janë specie e mbrojtur në SHBA, dhe kur gjenden trupa të tyre ato dërgohen në një institucion të veçantë në Colorado.

Në SHBA është krim të vrasësh një shqiponjë, të marrësh ose të ngacmosh kufomën e saj, përveç rasteve të ekzaminimeve të veçanta, siç është rasti i disa ceremonive të amerikanëve indigjenë.

Patologët zbuluan në ekzaminimet e tyre se shqiponja kishte vdekur nga një goditje e vetme në gjoks që dukej se ishte një sqep pate të egër. Ndërsa kjo e fundit kishte në trup shenja të kthetrave të shqiponjës, që tregonin se ishte kapur nga predatori.

Biologia Danielle D’Auria, shpërndau lajmin në faqen e Departamentit të Botës së Egër dhe Peshkimit të Maine, duke thënë se ishte hera e parë që një patë vret një shqiponjë.

“Kush do të mendonte se një patë ka shanse ndaj një predatori kaq të fuqishëm?” shkruante ajo.

FOTO GALERI
1/5
Rosat e egra janë parë të mbrojnë zogjtë e tyre kundër sulmit të shqiponjave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA