“U bën mirë për shëndetin”/ 25 vjeçarja ushqen më qumësht gjiri djalin 5 vjeçar

20/05/2020 19:26

Është normale, që një nënë të ushqej fëmijën e porsalindur, deri në një moshë të caktuar me qumësht gjiri. Mirëpo, një nënë nga SHBA e ka “thyer” këtë rregull dhe ende vijon t’i ushqejë me qumësht gjiri, dy fëmijët e saj pesë dhe dy vjeç, me pretendimin se kjo gjë i bën mjaft të shëndetshëm. Laura Smith, 25 vjeçe, nga Michigan i SHBA-ve, ushqen me gji djemtë e saj,  Joel pesë vjeç dhe Bennet dy vjeç dhe këtë thotë se e bën tre herë në ditë. Ajo rrëfen se nga kjo gjë, fëmijët e saj kurrë nuk janë sëmurë, apo të kenë shkuar tek mjeku.

“Unë mendoj se kufiri im personal për t’i ushqyer djemtë e mi do të ishte mosha tetë vjeç. Por nëse ata ende nuk do të dëshirojnë të ndalen, atëherë unë nuk do t’i thosha kurrë jo. Unë nuk do të zgjohem një ditë të bukur dhe do të them që, do t’ia ndërpres qumështin e gjirit fëmijëve. Jo. Do të ia lë atyre ta marrin atë vendim”, tregon Laura

Laura, tha se mjekët e rekomanduan që ajo t’ia ndërpriste ushqyerjen me gji djalit të saj të madh Joel, por një tentativë  e tillë ishte mision i pamundur.

“Nëna ime më dha gji mua dhe katër motrave të mia, deri në moshën 4 vjeç. Kështu kjo praktikë u ndoq dhe nga mua. Nuk kam pasur probleme me furnizimin me qumësht, kështu që e di se kam mjaftueshëm qumësht për ta”, shtoi më tej 25 vjeçarja.

FOTO GALERI
3/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA