Që i vogël e dinte që kishte një talent dhe këtë e kuptoi kur me orë të tëra rrinte e vizatonte personazhet e filmave të animuar.
Sot Gentianin 35 vjeç e gjejmë në dhomën e improvizuar si “ studion e tij” Teksa pikturonte në dysheme. Për kanavace përdor çarçafët, të cilat i lyen dhe për kavaletë përdor dyshemenë ku harrohet për orë të tëra
Periudha e pandemisë i ka shërbyer për të praktikuar një tjetër talent të tij “punime në miniaturë sikundër është anija “Titanic” apo anijet me vela.
Natyra, lulet e shkëpusin nga bota e ekranit dhe kjo duket qartë në pikturat e bëra në dhomën e tij ,jo vetëm në mure por dhe mobiljet e saj.
Dashurinë për natyrën e shikojmë tek tabloja që po punon aktualisht “i cila është vendlindja e babait të tij ku mbizotëron natyra .
Gentiani ka marrë shumë çmime, por shkollë arti nuk ka ndjekur dot. Megjithatë sot ky pasion e bën të sigurojë vetë të ardhurat e tij dhe pse jo pak herë përballet me vështirësinë që ky profesion përballet në Shqipëri!
Top Channel