Rreth 100 vende po mbështesin një rezolutë në Asamblenë Botërore të Shëndetit (WHA) duke kërkuar një hetim të pavarur të pandemisë së koronavirusit.
Formulimi i rezolutës është i dobët në krahasim me thirrjet e mëparshme të Australisë për hetim mbi rolin dhe përgjegjësinë e Kinës në origjinën e pandemisë. Kjo mund të ketë qenë e nevojshme për të marrë shumicën nga vendet anëtare të OBSH-së për t’u regjistruar – veçanërisht ato, siç është Rusia, me lidhje tradicionale të forta me Pekinin.
Por kjo nuk do të thotë që qeveria e Kinës duhet të rri e qetë, shkruan CNN. Potenciali për një hetim të pavarur për të zbuluar informacion të çuditshëm ose ‘të turpshëm’ është i madh.
Burime të qeverisë Australiane i thanë ABC, transmetuesit publik të vendit, se gjuha e rezolutës ishte mjaft e fortë për të “siguruar që të zhvillohej një hetim i duhur dhe i plotë”.
Pekini ka thënë më parë se do të mbështeste vetëm një hetim të mbajtur nga WHO, i cili është akuzuar se është ndikuar shumë nga Kina – një akuzë që zyrtarët e lartë të OBSH-së hedhin poshtë.
Top Channel