Në Italinë e futbollit vijojnë debatet në lidhje me protokollin sanitar për rifillimin e kampionateve, i cili në orët e fundit ka pësuar disa ndryshime.
Lega Calcio së fundmi formuloi korrigjimet në protokollin aktual duke ia dërguar qeverisë dhe Komitetit Tekniko Shkencor dhe pritet që një përgjigje të merret në harkun e 24-48 orëve. Klubet e Lega Calcio u mblodhën në një videokonferencë për të diskututa temat më të nxehta të këtij protokolli që janë karantinimi në rast pozitiviteti, organizimin e grumbullimebe dhe cështjen e përgjegjegjësisë penale të mjekëve socialë.
Në fund të kësaj mbledhjeje u përpilua një dokument i përbashkët që iu dërgua presidentit të Federatës, Gravina për të kaluar më pas te Ministri i Sporteve Vincenzo Spadafora sepse do të ekzamionohet nga Komiteti Tekniko shkencor
Një prej korrigjimeve të bëra nga Lega Serie A është që grumbullimet nuk duhet të jenë të detyruara; futbollistët e testuar tashmë do të duhet t’u nënshtrohen tamponeve cdo 4 ditë dhe testit sierologjik cdo 2 javë. Nëse të gjithë do të jenë negativë ata do të duhet të kthehen në banesat e tyre.
Vetëm në rast të pozitivitetit të konfirmuar i gjithë grupi do të duhet të izolohet në qendrën teknike të klubit ose një një zonë të përzgjedhur nga vetë klubi.
Vlen të theksohet se lojtarët do të ndahen në 2 grupe dhe jo në 3. Përsa i përket përgjegjësisë penale të mjekëve të klubeve; përgjegjësit sanitarë të skuadrave të ndryshme do të jenë praktikisht garantët e zbatimit të rregullave.
Ndërkaq, Ministri i Sporteve, Vincenzo Spadafora konfirmon se e ka marrë tashmë versionin e përditësuar të Protokollit për rifillimin e stërvitjeve të skuadrave e arbitrave që do të shqyrtohet më pas nga komiteti Tekniko shkencor.
Top Channel