FOTO/ Luçiano Boçi për bllokimin e Elbasanit: Vdekja që Rama kërkon të mbjellë, do ta marrë me vete

18/05/2020 13:07

“Për të parë tmerrin që ka pushtuar regjimin e Ramës nga reagimi qytetar, nuk mjaftojnë vetëm pamjet e vrerosura të kalorësit të çmendur të apokalipsit historik e kulturor. Ai lexohet mirë me dhunën dhe arrogancën e policisë së partisë.
Grahmat e fundit kanë hyrë në fazën e numërimit mbrapsht”, shkroi në Facebook Luçiano Boçi.

Më tej u shpreh:

“Me urdhër të grahmave të tij dhe sot, megjithëse është dita e hapjes së madhe, është bllokuar përsëri rrethrrotullimi i Bradasheshit, Elbasan në drejtim të Tiranës. Regjimi kërkon oksigjen nëpërmjet terrorit dhe marrjes së asaj pak lirie të njerëzve, pasi i ka grabitur çdo gjë tjetër. Por përballja s’ka për të vonuar dhe vdekja që Rama kërkon të mbjellë, do ta marrë me vete në fatin e tij politik, të volusor tashmë në rrënojat e kazmës së tij ndaj historisë e demokracisë.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA