Bundesliga rinisi këtë të shtunë duke respektuar protokollin e masave antikoronavirus, por Mats Hummels “është kapur mat” në një moment gjatë ndeshjes Dortmund-Schalke 04.
Mbrojtësi i verdhezinjve në mënyrë të pavetëdijshme ka shfryrë hundët, një veprim që nuk lejohet, në bazë të protokollit. Përtej dëshirës për të qenë korrekt me gjithçka, disa zakone të vjetra është e pamundur t’i zhdukësh, siç dëshmohet nga sjellja e Mats Hummels gjatë Derbi Ruhrit.
Aksush nuk do ta kritikonte Hummelsin për këtë veprim në një situatë normale, në kohën e Koronavirusit është rreptësisht e ndaluar. Kameramanët kanë qenë shumë të kujdesshëm me ritkthimin e Bundesligës, për të fokusuar çdo detaj interesant, si ishte dhe ky rast.
Top Channel