Melania Trump dhe presidenti Donald Trump pritën sot të rinj “skautistë” në Shtëpinë e Bardhë, të cilët kanë ndihmuar në krizën e koronavirusit në SHBA.
Por në pritjen në kopshtin e Shtëpisë së Bardhë, Melania dhe presidenti nuk mbanin maska në fytyrë teksa takonin vajzat vullnetare, infermieret dhe disa pronarë biznesesh.
Presidenti Trump u dha atyre çertifikata vlerësimi dhe bëri foto me to.
Zonja e parë komentonte pas takimit në rrjetet sociale: “Sot unë dhe presidenti pritën në Shtëpinë e Bardhë disa nga heronjtë e Covid-19. Ne dëgjuam historitë e tyre të unitetit e patriotizmit, që kanë frymëzuar qytetarët amerikanë”.
Në disa nga foto e rastit skautistet shihen që mbajnë maska në fytyrë kurse presidenti dhe Melania jo.
Zonja e parë disa javë më herët shpërndante në rrjetet sociale mesazhe inkurajimi për mbajtjen e maskave duke nxitur amerikanët për t’i mbajtur ato në publik.
Përdoruesit e mediave sociale reaguan me zemërim ndaj Melanias, duke përmenduar faktin se nuk mbante mbulesë në fytyrë.
Një prej tyre shkruante: “Si mund të tregosh simpati ndaj skautistëve pa mbajtur maskë në fytyrë?”
Një tjetër nga New York përgjigjej: “Ajo vajza e vogël me maskë është i vetmi person inteligjent aty”.
Edhe postimi i radhës e mbështeste komentuesin: “Më vjen mirë që skautistja është aq inteligjente sa mban një maskë”.
Presidenti Trump ka refuzuar të mbajë maskë gjatë gjithë kohës së pandemisë.
Top Channel