Mbrojtja ajrore e Venezuelës intercepton gjuajtësit anti-radarë amerikanë F-22

15/05/2020 16:39

Mes tensioneve në rritje ndërmjet Venezuelës e SHBA, një numër raportimesh thonin dje se mbrojtja ajrore venezuelane interceptoi dhe gjurmoi gjuajtësit amerikanë F-22 që i afroheshin hapësirës ajrore.

F-22 është avioni më i aftë i SHBA i krijuar për t’iu shmangur radarëve armikë, me gjurmë të zbulueshme ajrore më të vogël se homologu rus Su-57 apo versioni i vet më i lirë F-35.

Venezuela raportohet se përdori gjuatësit kinezë JY-27 për të gjurmuar avionët amerikanë në hapësirën e saj ajrore, por nuk dihet nëse i zbuloi ata nëpërmjet radarëve apo me mjete të tjera.

Ndryshe nga bombarduesi gjigand amerikan B-2 që përdor dizajnin e krahëve për të mos u pikasur nga radarët, F-22 mund të pikaset nga radarë të avancuar, veçanërisht ato me valë të gjata.

F-22 përdor shpesh serbatorë të jashtëm frunizimi, të cilët shtojnë rangun e tyre të veprimit. SHBA thotë se një tjetër arsye e mundshem e zbulimit të gjuajtësve të avancuar është informacioni i marrë nga eksperienca ruse në Siri, për gjurmën e lënë në radarë nga F-22.

FOTO GALERI
4/4
Gjuajtesit ruse SU-57

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA