
E ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ishte ish- anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD-së, Lediana Fratari. Lediana, është komentuar shpesh për një jetë mes luksit dhe makinave të shtrenjta. Për këto të fundit, Bieta e pyet Ledianën se a e tepron paksa me shpejtësinë. Megjithëse në Shqipëri e bën më radhë, Lediana zbulon se përpiqet që të shijojë sa më shumë pasionin e saj (makinat), por shtoi se është dhe një shofere e mirë.
“Në Shqipëri nuk është e mundur që t’i japësh makinës me shpejtësi kështu që duhet më kujdes. Megjithatë përpiqem që t’i shijoj sa më shumë të mundem, është një pasion që më kanë ndihmuar. Por i jap dhe mirë. Jam një shofere e mirë. Gjoba në përgjithësi marr shumë. Por jam mësuar”, tregon Lediana.
Top Channel