Raportimet e fundit thonë se hakerat kibernetikë po kërcënojnë ish-sulmuesin e Argjentinës, Napolit e PSG, Ezequiel Lavezzi duke kërkuar mjëra dollarë për të mos publikuar foto dhe video të të dashurës së tij fotomodele Natalia Borges.

Lavezzi raportohet se ka depozituar dy padi në prokurorinë e Buenos Aires pas marrjes së mesazheve nga kriminelët që kishin provuar se zotëronin pamje intime të tij me Natalia Borges, aktore dhe modele me shumë ndjekës në rrjetet sociale.

Vjedhësit kishin kërkuar $5,000 për çdo imazh që zotëronin, sipas të përditshmes Le Parisien.

“Këta njerëz i kanë thënë se zotërojnë video dhe biseda intime duke i dhënë detaje nga përmbajtja. Kjo është plotësisht e besueshme, por edhe sikur të ishte e rreme është përsëri shantazh”, tha një burim i autoriteteve në Argjentinë.

Lavezzi ka kaluar karantinën me Borges në ishullin San Bartolome në Karaibe, pas kontestimeve në vendin e tij se po shoqërohej me ish-të dashurën e një prej shokëve të tij të afërt.

Borges e Lavezzi nuk kanë publikuar foto së bashku por kanë ngritur dyshime se janë bashkë prej vendndodhjeve të njëjta.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA