3 racione me bulmet në ditëm, ja pse duhen për shëndetin e zemrës

14/05/2020 05:58

Një studim i publikuar së fundmi, të cilit i referohet AgroWeb.org, zbuloi se konsumi i produkteve të bulmetit, ul rrezikun e vdekshmërisë së parakohshme dhe sëmundjeve kardiovaskulare. Për të arritur në këtë konkluzion, studiuesit kanadezë analizuan të dhënat e plot 130,000 individëve në 21 vende të ndryshme të botës. Pjesëmarrësit u ndanë në katër grupe.

Grupi i parë nuk konsumonte produkte bulmeti. Grupi i dytë konsumonte vetëm një racion ndërsa grupi i tretë konsumonte një deri në dy racione. Grupi i katërt konsumonte mbi 2 racione me produkte bulmeti çdo ditë. Studiuesit zbuluan se personat në grupin e katërt kishin më pak gjasa të humbisnin jetën për shkak të sëmundjeve kardiovaskulare. Ata ishin gjithashtu më pak të rrezikuar nga ishemia apo sëmundjet e zemrës. Sipas studiuesve, sa më shumë produkte bulmeti të konsumonte grupi i katërt, aq më i ulët ishte rreziku i vdekjes para kohe dhe sëmundjeve kardiovaskulare.

Kosi, më i rekomanduari
Studiuesit konfirmojnë se kosi që është i pasur me kalçium dhe vitaminë D, ka një rol shumë mirëbërës për zemrën që shkon përtej qetësimit të saj. Probiotikët që gjenden tek kosi ulin tensionin e gjakut. Ekspertët konfirmojnë se kosi është shumë i nevojshëm për shëndetin e zemrës. Rekomandohet kosin e zënë vetë, ose të siguroheni për cilësinë e kosit që blini në treg. Kosi mund të konsumohet veçmas ose duke u kombinuar me fruta të pasura me fibër, perime dhe drithëra./AgroWeb

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA