Shtohet bilanci, regjistrohen 3 viktima nga koronavirusi në Maqedoninë Veriore
13/05/2020 18:35
Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar për tre të vdekur nga koronavirusi, gjatë 24 orëve të fundit.
Një burrë i moshës 59 vjeç nga Prilepi dhe një grua 68 vjeçe nga Tetova kanë ndërruar jetë rrugës për në Klinikën Infektive në Shkup, ku po ashtu ka vdekur një tjetër person i moshës 76 vjeç nga Velesi, i cili ishte në spital nga data 6 maj.
Numri i përgjithshëm i të vdekurve nga COVID-19, sëmundja që shkaktohet nga koronavirusi, ka arritur në 95.
Në 24 orëve të fundit, 20 persona kanë rezultuar pozitiv me koronavirus; 10 raste janë regjistruar në Shkup, 5 në Prilep, 4 në Tetovë dhe 1 në Veles.
Nga 1694 të infektuar me koronavirus 1229 janë shëruar ndërsa 370 janë ende aktiv.
Top Channel