16 vjeçari tunizian arrestohet për përdhunimin e italianes 40-vjeçare në park

12/05/2020 19:31

Një azil-kërkues 16-vjeçar tunizian është arrestuar sot nga autoritete italiane për përdhunimin e një gruaje që kishte dalë për të bërë vrap në një qytezë të vogël pranë ishullit të Sardenjës.

40-vjeçarja po vraponte në La Maddalena, kur u sulmua nga azil-kërkuesi që banon në qendrën e pritjes së refugjatëve në qytet.

Ai akuzohet se ka përdhunuar gruan në pistën e vrapimit pranë qendrës së qytezës, që përshkruhej si një “zonë e izoluar”.

Adoleshenti e kishte kapur gruan dhe i ishte hedhur sipër teksa vraponte, ndërsa raportohet se me pas kishte tentuar ta mbyste me duar në fyt.

Por dy burra që vraponin prapa gruas dëgjuan ulërimat e saj dhe ndoqën 16-vjeçarin duke i shpëtuar jetën. Ata më pas e çuan atë në spital.

Pas incidentit policia izoloi zonën dhe nisi gjuetinë ndërsa bënë arestimin në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Kreu i policisë Davide Crapa, tha se i riu njihej edhe më parë nga policia.

Zhvillimi vjen vetëm dy ditë pasi një incident i ngjashëm përdhunim ndodhi në Napoli, nga një emigrant senegalez.

Emigranti ilegal  përdhunoi një infermiere, në një sulm tmerrues prej 45 minutash, teksa ajo priste autobuzin për t’u kthyer në shtëpi pas punës me pacientët.

Emigranti nga Senegali është arrestuar të dielën pasi kishte përdhunuar 48-vjeçaren kur ajo kishte dalë nga spitali në Napoli rreth orës 3 pasdite.

Incidenti ndodhi në stacionin e autobuzëve Corso Arnaldo Luçi Metropark, prapa stacionit kryesor të trenit. Policia erdhi pas rreth 45 minutash.

Gjatë tmerrit të saj në rrugën e zbrazur, infermierja kishte parë një grua tjetër në rrugë, të cilës i thirri por nuk kishte dëgjuar.

 

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA