Kryeministri Edi Rama me anë të një statusi në Facebook ka dhënë një sqarim për të gjithë qytetarët për sa u përket aplikimeve për kartë ID dhe Pasaporta.
Sipas kryeministrit Rama procesi është lehtësuar ndjeshëm dhe koha është përgjysmuar me heqjen e sportelit e të radhës në komisaritate.
Rama më tej shpjegon se Karta ID apo Pashaporta Biometrike tanimë merren duke aplikuar online në e-albania, ndërsa ka shtuar se pasi merr aplikimin Policia e Shtetit ka një afat deri në 8 ditë për verifikimet me procedurë normale dhe vetëm 24 orë për verifikimet me procedurë të përshpejtuar.
Pas kryerjes së verifikimeve, qytetari njoftohet me e-mail për të marrë orarin e paraqitjes fizike për dhënien e gjurmëve biometrike në zyrën përkatëse të kompanisë Aleat. Procesi kryhet sipas orarit të dhënë online dhe në kushte sigurie të plotë antiCOVID19.
Reagimi i Ramës:
SQARIM PËR SHUMË KOMENTE MBI APLIKIMET PËR KARTË ID APO PASHAPORTË
? PROCESI ËSHTË LEHTËSUAR NDJESHËM DHE KOHA ËSHTË PËRGJYSMUAR ME HEQJEN E SPORTELIT E TË RADHËS NË KOMISARIAT?
Karta ID apo Pashaporta Biometrike tanimë merren duke aplikuar online në e-albania
? https://e-albania.al/…/DP…/13851/DPPSH_13851_n3_s3_web.aspx…
Pasi merr aplikimin Policia e Shtetit ka një afat deri në 8 ditë për verifikimet me procedurë normale dhe vetëm 24 orë për verifikimet me procedurë të përshpejtuar
Pas kryerjes së verifikimeve, qytetari njoftohet me e-mail për të marrë orarin e paraqitjes fizike për dhënien e gjurmëve biometrike në zyrën përkatëse të kompanisë Aleat. Procesi kryhet sipas orarit të dhënë online dhe në kushte sigurie të plotë antiCOVID19
Top Channel