Veliaj: Normalisht që gazetarë, nuk do marrim veterinerë për të shpjeguar se si funksionon ujësjellësi

09/05/2020 14:46

Kreu i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, ishte në ujësjellin e Bovillës ku po po bëhet një investim që dyfishon prurjet e ujit.

Nga aty ai komentoi sërish mbi debatin e bërë kohët e fundit mbi punësimin e gazetarëve si këshilltar për strategjinë e komunikimit në UKT.

“Jam jo i habitur kur sulmohet ujësjellësi, apo komunikimi i ujësjellësit, sepse ujësjellësi sigurisht që për media gazetarë do marrë për të shpjeguar këto që shpjegoj unë, nuk do marrë veterinerë për të shpjeguar se si funksionon ujësjellësi.

Kështu që ne për sa kohë që do punojmë ne do goditemi, e vetmja mënyrë që të mos goditemi është të mos punojmë. Por ne e kemi marrë parasysh këtë “, tha Veliaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA