Katër mijë arrestime në Britani që prej ndalimit të grupit “Palestine Action”, protestat përplasin policinë me demonstruesit
Presidenti amerikan Donald Trump tha sot se nuk kishte nevojë për maskë në takimin me shtatë veteranë mbi 90-vjeçarë të Luftës së Dytë Botërore, pasi “jashtë frynte erë”.
I pyetur nëse kishte menduar të mbante maskë në takimin me grupin për 75 vjetorin e fitores kundër nazizmit, ai tha:
“Jo, nuk kishte problem, isha shumë larg, megjithatë e vlerësoj pyetjen. Unë doja të shkoja t’i përqafoja sepse ata janë të veçantë. Por vetëm bisedova me ta, nga larg. Ju e patë. Plus ishte dhe era që frynte në një drejtim saqë nuk linte asnjë sëmundje të afrohej. Po e di që ju nuk shqetësoheni për mua por për ata, nuk ka problem, ata nuk i gjen gjë. Nuk pash asnjë të mbante maskë, ndoshta edhe kishte”.
Presidenti 73 vjeçar amerikan dhe veteranët me të cilët ai u takua, janë statistikisht më të rrezikuarit nga komplikacionet e koronavirusit. Sekretarja e shtypit e zv. Presidentit, Katie Miller rezultoi pozitive me koronavirus një ditë më parë.
Testimet e presidentit kanë rrezultuar gjithmonë negative por doktorët kanë thënë se megjithëkëtë njeriu i infektuar mund të dalë pozitiv pas disa ditësh dhe ndërkohë të infektojë të tjerë.
Top Channel