Policia gjermane ndaloi sot për pak kohë 30 protestues në Berlin për shkeljen e rregullave të distancimit shoqëror gjatë izolimit të koronavirusit, tha një zëdhënëse.
“Kemi pasur deri në 30 raste deri tani”, tha zëdhënësja e policisë duke shtuar se demonstruesit përballen tashmë me gjoba për shkeljen e distancës së sigurisë.
Në fakt protesta kundër bllokades së koronavirusit jashtë ndërtesës qendrore të parlamentit në Berlin ishte autorizuar për administratën e qytetit por erdhën më tepër njerëz nga sa ishte pritur.
Policia tha se ata nuk u vunë veshin thirrjeve për të qëndruar dy metra larg njëri-tjetrit, duke detyruar ndërhyrjen e oficerëve.
Rreth 1,200 njerëz mbushën sheshin Alexanderplatz në një demonstratë të paautorizuar. Rregullat aktuale ndalojnë çdo grumbullim me më shumë se 50 njerëz.
Rreth 12 protesta më të vogla u zhvilluan në sheshin Rosa Luxemburg në Berlin, sipas shifrave të policisë.
Top Channel