Një adoleshent është vlerësuar për ndershmërinë e tij pasi ka gjetur në tokë një qese me 135,000 dhe më pas e ka dorëzuar te autoritetet.
Amerikani José Nuñez Romaniz, 19 vjeç, kontaktoi menjëherë numrin e emergjencës që pa te një automat i bankës Wells Fargo në New Mexico, pasi kishte gjetur qesen me para të harruar pranë tij.
José është shpërblyer tashmë për ndershmërinë e tij me 500 dollarë për arsimin e tij në universitet, 500 dollarë para të thata dhe një biletë sezonale për të ndjekur ndeshjet e skuadrës së Universitetit, New Mexico Lobos. Edhe policia e Albuquerque ndërhyri duke marrë José për një turne të laboratorit të tyre hetimor.
Ata i ofruan të punonte part-time për të paguar kostot e universitetit. Në një intervistë José tha: “Në mendjen time nisa të mendoj për prindërit, veçanërisht për nënën, çfarë do të bëja nëse shkoja në shtëpi me ato para dhe nëse niste skandali. Besoj se bëra gjënë e duhur dhe e di se familja ime është krenare”.
Kreu i policisë Mike Geier ngriti lart shembullin e adoleshentit: “Është një mundësi e rralë të shohim një shembull të tillë në komunitetin tonë pas tragjedive që kemi parë me të rinjtë. Kjo rivendos besimin në komunitetin tonë”.
Top Channel