Kishte 10 vite që në fshatin Miejsce Odrzańskie në jug të Polonisë lindnin vetëm foshnje të gjinisë femërore, por më në fund banorët e fshatit janë gëzuar pas lindjes së një djali.
Fshati i Miejsce Odrzańskie në jug të Polonisë, që ka një popullsi prej 300 banorësh, u bë i famshëm kur kryeplaku ofroi shpërblim për çiftin e parë që do të sillte në jetë një djalë.
Tashmë pas 10 vitesh më në fund një grua e quajtur Anna ka sjellë në jetë një djalë.
“Është lajm i mrekullueshëm, sidomos në këto kohë koronavirusi. Çdo lindje është e veçantë, por kjo na jep shpresë për të ardhmen. Bartek (emri i vogëlushit) nuk është thjesht një djalë, por një djalë nga Miejsce Odrzańskie”, tha kryeplaku i fshatit.
Fshati polak është shumë i vogël dhe ka patur humbje të vazhdueshme të popullsisë, pasi vajzat largoheshin për të gjetur partnerë dhe të krijonin familje.
Top Channel