Aty ku e bëjnë ligjin gratë… Ka festë në fshatin e vajzave, pas 10 vitesh vjen në jetë një djalë

09/05/2020 10:23

Kishte 10 vite që në fshatin Miejsce Odrzańskie në jug të Polonisë lindnin vetëm foshnje të gjinisë femërore, por më në fund banorët e fshatit janë gëzuar pas lindjes së një djali.

Fshati i Miejsce Odrzańskie në jug të Polonisë, që ka një popullsi prej 300 banorësh, u bë i famshëm kur kryeplaku ofroi shpërblim për çiftin e parë që do të sillte në jetë një djalë.

Tashmë pas 10 vitesh më në fund një grua e quajtur Anna ka sjellë në jetë një djalë.

“Është lajm i mrekullueshëm, sidomos në këto kohë koronavirusi. Çdo lindje është e veçantë, por kjo na jep shpresë për të ardhmen. Bartek (emri i vogëlushit) nuk është thjesht një djalë, por një djalë nga Miejsce Odrzańskie”, tha kryeplaku i fshatit.

Fshati polak është shumë i vogël dhe ka patur humbje të vazhdueshme të popullsisë, pasi vajzat largoheshin për të gjetur partnerë dhe të krijonin familje.

FOTO GALERI
2/13
Nëna e tij, Anna Milek, ndihet tepër krenare

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA